Shiko çdo faturë shitjeje, kontrollo grumbulluesin dhe sigurohu që rimbursimi yt nga shteti të jetë i saktë.
Një pagesë e vetme — akses i plotë pa limit kohor.
Shumë fermerë humbasin para pa e ditur, sepse nuk kanë kontroll mbi faturat që u bëhen dhe shpesh nuk e dinë saktë sa kanë shitur në të vërtetë apo nëse çdo transaksion është regjistruar siç duhet.
Kjo i bie rrezikojnë jo vetëm fitimin por edhe rimbursimin që u takon nga shteti.
Një fermer shet domate tek grumbulluesi, por grumbulluesi i regjistron ato si speca. Më vonë, specat rezultojnë me pesticide dhe shteti gjobit fermerin — duke marrë gjobë për diçka që nuk e ka bërë.
Mos rreziko — kontrollo faturat në kohë reale!
Shiko çdo faturë të grumbulluesit sa është vlerë totale të shitjeve. Verifiko artikujt, çmimet dhe sasite. Mos lejo gabime që bien mbi ty.
Nëse grumbulluesi ka regjistruar produkte të ndryshme nga ato që ke shitur, do ta shohësh menjëherë. Si rasti domate vs speca me pesticide.
Kontrollo vlerën totale të shitjeve para se të aplikosh për rimbursimin 10% nga shteti. Asnjë surprizë e pakëndshme.
Shteti shqiptar u ofron fermerëve rimbursim 10% të vlerës totale të shitjeve. Aplikimi bëhet çdo 6 muaj — por vetëm nëse i ke shifrat e sakta.
Me Jam Fermer, ti e di saktësisht sa ke shitur, sa duhet të marrësh, dhe nëse faturat janë paraqitur drejt.
Kontrollo faturat, verifiko çdo shitje dhe përfito maksimumin nga puna jote.